Ganimete Musliu ironizon keq me Vetëvendosjen për FSK-në

Aktuale

Ganimete Musliu ironizon keq me Vetëvendosjen për FSK-në

Nga: N.E Më: 25 shtator 2016 Në ora: 15:35
Ganimete Musliu

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu është ndjerë krenare për stërvitjen e përbashkët në mes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe British Army.

Musliu përmes një statusi në Facebook është ndjerë krenare për këtë bashkëpunim, mirëpo gjithashtu ka ironizuar me VV duke thënë se kjo Lëvizje do ta kundërshtojë këtë duke thënë se nuk duhet të jetë FSK-ja pasi që janë Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Prite tash kur te qohen VV e te thonë s'na duhen Forcat e Sigurisë së Kosovës se i kemi Forcat e Armatosura të Shqipërisë” ka shkruar Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat