Haradinaj e demanton Sali Berishën: Shtëpia e tij nuk ishte bazë e UÇK-së

Aktuale

Haradinaj e demanton Sali Berishën: Shtëpia e tij nuk ishte bazë e UÇK-së

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 20:34
Shtëpia

Ish-kryeministri i Shqipërisë deklaroi në një emision se ia kishte lënë shtëpinë e tij në Tropojë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për nevojat e tyre si bazë.

Por dikush po e thotë të kundërtën. Nesim Haradinaj, njëri nga udhëheqësit e luftës në Gllogjan e më pas edhe në zonën kufitare si pjesë udhëheqëse e brigadës 138 Agim Ramadani, e ka demantuar Berishën.

“E vetmja kullë e jote që ke ‘si bazë të UÇK-së’ është ajo kulla ‘model’ që more dhuratë nga ish-punëtori i Sigurimit të UDB-së: Mustafë Lokaj”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

“Pra ajo ‘trofe’ është krenaria jote dhe e familjes suaj të ngusht”

“Kjo shtëpi në foto është ish-shtëpia e juaj, por si bazë e UÇK-së ka qenë e Bacës Sylejman dhe djalit të tij Gëzimit”, përfundon Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat