Kisha të shndërrohet në muze për ekspozimin e gjenocidit serb që ka bërë në Kosovë

Aktuale

Kisha të shndërrohet në muze për ekspozimin e gjenocidit serb që ka bërë në Kosovë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 12:02
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) - Organizata studentore "Demokracia studentore", sot mbajti një aktivitet simbolik para kishës ortodokse serbe, për t’i kundërshtuar punimet në këtë kishë, e cila gjendet në kampusin e Universitetit “Hasan Prishtina”.

Në këtë aktivitet simbolik, me një pano u prezantuan masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë dhe u vendos në murin e kishës. Por, kjo pano nuk arriti të qëndrojw më shumë se një orë e vendosur në këtë objekt, pasi një person civil me syze e hoqi panon në prani të policisë së minoritetit serb që vëzhgonin gjendjen pas shpërndarjes së studentëve dhe në këtë aksionit.  

Kryetar i organizatës “Demokracia studentore”, Mexhid Ramusa tha se ky objekt duhet të shërbejë muze për prezantimin e masakrave dhe gjenocidit që e kanë kryer serbët në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Ramusa: Kërkojmë që ky objekt të jetë muze për prezantimin e masakrave dhe gjenocidit

“Ne sot kemi dalë për t’i kundërshtuar punimet e kësaj kishe, e cila është vendosur me dhunë nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviç dhe t’ju rikujtojmë serbëve gjenocidin e që e kanë kryer në Kosovë. Dhe kërkojmë që ky objekt të jetë muze I cili do të shërbejë për prezantimin e masakrave dhe gjenocidit, të cilin e ka kryer Serbia në Kosovë, që të jenë të vetëdijshëm të gjitha gjeneratat për këto krime dhe gjenocide”, tha Ramusa.  

Përfaqësuesi studentor theksoi se Serbia ende po kërkon të manipulojw me politikat e tyre fashiste përmes kësaj kishe, dhe sipas tij, kjo të kundërshtohet me të gjitha mënyrat për funksionalizmin e kësaj kishe.

Ramusa: Ne do ta kundërshtojmë me të gjitha mënyrat funksionalizmin e kësaj kishe

“Serbia ende po kërkon të manipuloj me politikat e tyre fashiste përmes kësaj kishe, dhe ne do ta kundërshtojmë me të gjitha mënyrat funksionalizmin e kësaj kishe. Gjithashtu iu bëjmë thirrje të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që t’i ndalojnë këto punime, sepse është pengesë për tërë Kosovën, universitetin dhe studentët”, tha Ramusa.

Ai tha se nuk do të ndalen me vazhdimin e këtyre aksioneve simbolike, derisa të ndalen këto punime.

Studentët e gjetën përkrahjen nga dy qytetarë të komunës së Dardanës, ku prezantuan disa fotografi të shqiptarëve  që janë vrarë nga viti 1981 deri 1999. Ai tha se këto foto e kanë vendin në këtë objekt, i cili sipas tyre duhet të jetë muze.

Geci: Këto shënime e kanë vendin këtu në muze

“Prej shkollave, prej pajtimeve, të gjitha janë këtu. Gjithçka është e përmbledhur këtu. Kjo është një biografi, sot po e publikojë, sepse pa qenë Republika nuk e kam publikuar. Ideator i kësaj unë vet jam. Më ka shpëtuar gjatë luftës, fati e kam shëruar me një fjalë dhe tash këtu e ka vendin, në muze i krimeve”, theksoi Azem Geci.

Por, pasi përfundoi aksioni, Geci i mori prapë me vete shënimet dhe fotografitë e prezantuara në këtë aksion.  /I. Shabani/

Kisha, muze për gjenocidin serb

Organizata studentore "Demokracia studentore", sot mbajti një aktivitet simbolik para kishës ortodokse serbe, e cila gjendet në kampusin e Universitetit “Hasan Prishtina”.

Në këtë aktivitet simbolik, me një pankartë u prezantuan masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë.

Përfaqësuesi i studentëve, Mexhid Ramusa tha se këtij objekti duhet t’i ndërrohet destimi dhe të shndërrohet në muze për prezantimin e krimeve që ka bërë regjimi serb.

Ai tha se protestat nuk do të ndalen derisa ky objekt të mos jetë kishë.

Edhe Azem Geci nga Dardana ka prezantuar disa fotografi të shqiptarëve kosovarë që janë vrarë nga viti 1981 deri 1999.

Studentët vendosen pankartën me skena të masakrave në murin e objektit, pa u penguar nga Policia.

Kisha në oborrin e UP-së, as kishë as xhami, por muze

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” para Kishës Ortodokse kanë filluar një aksion simbolik për të kundërshtuar funksionalizimin e Kishës Ortodokse që gjendet në oborrin e UP-së.

Para se të arrijnë studentët në oborr të kishës, dy qytetarë të moshuar  prezantuan disa foto që kanë rënë që nga periudha e vitit 1981 deri më 19 99. Ata pohuan se këtu nuk duhet të ketë as kishë e as xhami.

Edhe studentët, numri i së cilëve ka qenë i vogël, kanë prezantuar një pankartë të madhe ku janë paraqitur masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve në luftën e fundit.

Në pankartë shkruan: "Kërkojmë qe objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviqi në kampusin universitar të shndërrohet  dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi që  ka kryer Serbia në Kosovë".

 Para kishës janë barrikaduar Policia e Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat