FSK merr pjesë në “Immediate Response 16”

Aktuale

FSK merr pjesë në “Immediate Response 16”

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:18
FSK

Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore( KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli me ftesë të Ushtrisë së Republikës së Kroacisë dhe asaj të Sllovenisë, mori pjesë në ditët e vizitorëve të ushtrimin fushor “Immediate Response 16” në Slunj të Republikës së Kroacisë dhe në Slloveni, për të përcjellë nga afër aktivitetet e këtij ushtrimi.

Me këtë rast, gjeneral Hazrolli falënderoi përfaqësuesit e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), ato të Sllovenisë dhe të Kroacisë për ftesën e adresuar për pjesëmarrje të FSK-së në këtë ushtrim, duke kërkuar nga ta thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

 Në ditën e vizitorëve në Slloveni të pranishëm ishin  edhe  përfaqësues shtetërorë dhe ushtarakë si: kryeministri i Republikës së Kroacisë, deputetë të Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, përfaqësues shtetërorë të akredituar në Slloveni dhe Kroaci, ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, shefi i Shtabit të Ushtrisë Kroate, shefi i Shtabit të Ushtrisë Sllovene, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përfaqësues ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe të tjerë.

Ushtrimi fushor ndërkombëtar “Immediate Response 16”është organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USARUER), nga 9 shtator deri më 22 shtator, në Republikën e Kroacisë dhe  atë të Sllovenisë

Në këtë ushtrim FSK-ja është përfaqësuar me një kontingjent prej 26 pjesëtarësh të njësiteve të Kërkim Shpëtimit, Deminimit, Mjekësisë dhe Bashkëpunimit Ushtarako-Civil.

Forcat tona kanë qenë të vendosura në dy shtetet pritëse, në Slloveni dhe Kroaci, përkatësisht në tri lokacione, Novo Mesto, Cerklje dhe Zagreb, ku së bashku me vendet pjesëmarrëse janë angazhuar në reagime ndaj sfidave dhe situatave të krijuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat