Krasniqi-Veselit: Mos e ndjellni Sirinë

Aktuale

Krasniqi-Veselit: Mos e ndjellni Sirinë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 16:49
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi iu ka kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, duke i thënë se Kosova nuk është Siri dhe se për këtë është i bindur që Veseli nuk ka asnjë argument që do ta vërtetonte.

Ai në një kundërpërgjigje dërguar mediave ka thënë se mjaftë nga vuçiqët po vijnë akuza të tilla, së paku ne mos t’ua vërtetojmë.

Ja opinioni i plotë i Krasniqit:

          Të qenurit në krye të institucioneve të larta të shtetit përveç që është një lloj  privilegji, konsideroj që është shumë më shumë – përgjegjësi. Përgjegjësi jo vetëm për familjen tënde, grupin tënd a partinë që e drejton. Është përgjegjësi për afër dy milion qytetarët e Kosovës dhe për gjithë diasporën që është e lidhur ngushtë me atdheun e të gjithë atyre që kanë origjinë nga Kosova. Ata dëshirojnë që shteti i Kosovës te prosperoj!

          Nuk ka fije dyshime, Kosova ka shumë probleme, probleme të trashëguara e të krijuara nga padija, nga pa përgjegjësia dhe nga makutëria e njerëzve të veshur me pushtet. Nga Kosova kane ikur shumë njerëz, ata ikin përditë për shkak se këtu nuk e shohin perspektiven e tyre për punë e siguri, por Kosova sot nuk është Siri. Në vitet e Luftës Çlirimtare ishte Siri, por atë e bëri Serbia, politika e saj e gjenocidit, politikë që e donte Kosovën pa shqiptarë. Prandaj ia vuri zjarrin çdo gjëje. Ashtu siç ia vunë zjarrin Sirisë, Asadi e ISIS-i.

Institucionet e shtetit, drejtuesit e shtetit, për shkak te informacioneve që i kanë, janë të parët që duhet të ndalojnë çdo aktivitet, te kujtdo qoftë, që ta pengojnë e parandalojnë çdo përpjekje për ta bërë Kosovën Siri. Nëse Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri dhe çdo institucion tjetër i sigurisë kombëtare, janë të obliguar që t’i marrin masat parandaluese kundër secilit që i “pëlqejnë skenat e Sirisë”. Nëse është thënë sa për të thënë, është gabim i madh.

Vërtetë, kujt po i “pëlqejnë skenat e Sirisë”?! Nuk e di kujt i drejtohet kjo, por pse nuk është vendi të thuhet e nuk ka asnjë argument, jam më se i bindur. Veç amani ju koftë, ligji le  të veproj për të gjithë uzurpuesit njësoj! Mos e ndjellni Sirinë, për të cilën gjendje atje, fajin e ka Asadi!

Qytetarëve që kanë vendimet e gjyqit për t’i liruar banesat nuk besoj që ju “pëlqejnë skenat e Sirisë”?!

Mjaftë nga vuçiqët po na vijnë akuza të tilla. Se paku ne mos t’ua vërtetojmë?!  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat