“Po të kishim organe të mirëfillta të drejtësisë, nuk do të diskutohej sot për Grabovcin, por do të arrestoheshin kokat e krimit, shefat e tij - Thaçi e Veseli. Pa dashur të tingëllojë ironike kjo që them, pse duhet të çuditemi nga fakti, që Grabovci tallet me organet e drejtësisë, kur e kemi të freskët rastin kur bijtë e tij kanë rrahur policë”, ka thënë Frashër Krasniqi.
Ditë më parë, Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi pati paralajmëruar se do t’i bëjë shkresë zyrtare Këshillit Prokurorial për të hetuar ndërhyrjen e kryeprokurorit të Prishtinës, Imer Beka në rastin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci është i njohur si “aktori kryesorë” në rastin Pronto. Grabovci në ditën që është paraqitur para prokurorisë, doli para mediave dhe në mënyrë ironike deklaroi, se kishte shkuar aty për t`i bërë disa emërime. Kjo deklaratë ishte e ngjashme me fjalët e Grabovcit të cilat dëgjoheshin në përgjimet “Pronto”. Por, si është komentuar në rrethet e politikës deklarata ironike e Grabovcit?
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Klani “Pronto” e kontrollon gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë. Klani "Pronto" e ka kapur drejtësinë. Nuk është çështja, se njerëz të caktuar të këtij organizimi kriminal ndikojnë organet e drejtësisë në një rast të caktuar, por ky klan e kontrollon komplet drejtësinë. As ky rast s'bën përjashtim”, ka thënë Krasniqi. Po ashtu, ai ka thënë se duhet të arrestohen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit, pasi sipas tij janë “kokat e krimit”.
“Po të kishim organe të mirëfillta të drejtësisë, nuk do të diskutohej sot për Grabovcin, por do të arrestoheshin kokat e krimit, shefat e tij - Thaçi e Veseli. Pa dashur të tingëllojë ironike kjo që them, pse duhet të çuditemi nga fakti, që Grabovci tallet me organet e drejtësisë, kur e kemi të freskët rastin kur bijtë e tij kanë rrahur policë”, ka thënë më tej Krasniqi.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)