Hoxha në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Aktuale

Hoxha në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 16:55
Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim informues Prokuroren dhe Hetuesen për krime Ndërkombëtare dhe Dhunë Seksuale gjatë Konfliktit në kuadër të UN WOMEN, Maxine Markus, e shoqëruar nga Drejtoresha e Qendrës për Drejtësi dhe Përgjegjësi, Kathy Roberts.

E para e drejtësisë në Kosovë falënderoi Markus për punën e bërë deri tani, në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, nj?herit shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve.

Në takim, ajo  potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në forcimin, dhe qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Ristrukturimi, dhe reforma ligjore dhe institucionale, zhvillimi i kapaciteteve të akterëve relevantë, si dhe mbështetja për fuqizimin dhe mobilizimin e përkrahjes publike për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë objektivat kyçe dhe zotimet e planit të veprimit” tha Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat