Protesta të dhunshme nëse s’ndalen punimet në Kishë

Aktuale

Protesta të dhunshme nëse s’ndalen punimet në Kishë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 18:48
Pamje nga aksioni

Organizata “Demokracia Studentore” ka reaguar pasi një serb ka larguar pankartën të cilën kjo organizate e ka vendosur në Kishën Ortodokse serbe e cila gjendet në Kampusin Universitar në Prishtinë.

Ata nëpërmjet një komunikate kanë thënë se ky akt ka qenë nxitje për të reaguar edhe në mënyra të dhunshme, duke rikujtuar kështu kriminelëve serbë protestat e viteve 70’ta dhe 80’ta të organizuara nga studentët.

“Ne kërkojmë nga institucionet qendrore dhe institucionet ndërkombëtare që të ndalojnë punimet në këtë Kishë, përndryshe ne do të reagojmë edhe me protesta të dhunshme, sidomos pas këtij provokimi nga një serb i Beogradit”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat