Shpend Ahmeti në siklet - të dëbuarit e banesave në Dardani i shkojnë në shtëpi

Aktuale

Shpend Ahmeti në siklet - të dëbuarit e banesave në Dardani i shkojnë në shtëpi

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 22:27
Shpend Ahmeti

Dhjetëra banorë të dëbuar nga banesat e uzurpuara në Dardani ditëve të fundit janë mbledhur në natën e së hënës para shtëpisë së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti, i cili ka thënë se dëbimet s'i ka urdhëruar ai, por për rastin ka vendosur një gjykatë në vitin 2008, thotë se disa nga banorët janë gënjyer nga dikush se ai është faktori vendimmarrës.

"Para disa ditëve e shpjegova rastin e banesave nê Dardani. Sot edhe Gjykata kishte dal me komunikatë ku ka shpjeguar që ky rast është i vendosur në vitin 2008 dhe që tani po zbatohet.

Por dikush vazhdon ti gënjejë disa nga banorët aty duke ju thënë se unë po vendosi se a duhet ti blejnë ata apo jo apo kam dhënë urdhërin për gjykata e për polici.

Sapo më vizituan para shtëpisë rreth 30 gra me fëmijë që dikush ju kishte thënë të vijnë. Ju thash edhe sot atë që e kam thënë qe sa vite. Ne kemi përgjegjësi për raste sociale dhe secilin rast të rëndë mund ta ndihmojmë por ne as nuk japim prona, as nuk marrim vendime të gjykatave e as nuk bëjmë ligje. Adresa për ato vendime është tjetërkund., ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat