Kryesia e PD'së dënon thirrjen për kuvend të jashtëzakonshëm të partisë

Aktuale

Kryesia e PD'së dënon thirrjen për kuvend të jashtëzakonshëm të partisë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 22:41
ilustrim

Kryesia e Partisë së Drejtësisë e ka vlerësuar si veprim joligjor dhe kundër statutor thirrjen për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD'së, në një mbledhje të mbajtur të hënën.

Kryesia e PD'së, nëpërmjet një komunikate, ka thënë se është e "përcaktuar për ruajtjen dhe promovimin e mëtutjeshëm të organizimit dhe funksionimit statutor të Partisë, dhe në këtë drejtim do të ndërmerr të gjitha masat ligjore për mbrojtjen e vullnetit politik të anëtarësisë së Partisë së Drejtësisë".

Kryesia e PD'së i ka ftuar anëtarët e Kuvendit, Këshillit Drejtues, Kryesisë së Partisë dhe kryesive të degëve që "të reflektojnë mbi nevojën për ruajtjen e unitetit të brendshëm partiak dhe integritetit të veprimit politik të PD-së duke u bashkuar në realizimin e koncepteve të përbashkëta programore".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat