Aktiviteti ushtarak në Shqipëri alarmon Rusinë: Dërgon vëzhgues

Aktuale

Aktiviteti ushtarak në Shqipëri alarmon Rusinë: Dërgon vëzhgues

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 11:10

Një seri stërvitjesh ushtarake të organizuara nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me partnerët tanë duket se kanë alarmuar Rusinë.

Sipas agjencisë Sputnik, Rusia ka kërkuar nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), që të kryejë monitorime ushtarake në Shqipëri dhe Kroaci.

Sipas Sputnik, ekspertët rusë do të vizitojnë bazat ushtarake, do marrin infomacione për aktivitetet ushtarake, formacionet dhe njësitë në zonat specifike dhe do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake shqiptare.

“Inspektimi po kryhet për të përcaktuar shkallën e aktivitetit ushtarak të deklaruar në një zonë të caktuar ose për të konfirmuar mungesën e aktivitetit ushtarak në një zonë ku duhet bërë deklarimi paraprak. Zona e monitoruar do jetë 12 mijë kilometër katror në Shqipëri dhe 16 mijë kilometër katror në Kroaci,” tha Sergei Ruzhkov, drejtues i Qendrës për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor në Rusi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat