Vazhdojnë bisedimet rreth telekomunikacionit

Aktuale

Vazhdojnë bisedimet rreth telekomunikacionit

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 14:22
Ilustrim

Në Bruksel sot po vazhdon dialogu teknik në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Zyra  për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka konfirmuar për mediat serbe se në ditën e parë të bisedimeve është folur për Telekomin e Kosovës dhe bisedimet rreth kësaj teme vazhdojnë edhe sot.

Është parashikuar që ky raund i dialogut të zgjas deri të mërkurën, dhe se tema e diskutimit është zbatimi i marrëveshjes për telekomunikacionin.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq ka thënë se BE-ja kërkon një marrëveshje në sektorin e telekomunikacioneve, dhe se është ende duke punuar në këtë drejtim.

“Ne duam që marrëveshja të arrihet këtë javë, por puna është duke vazhduar”, ka thënë ajo.

Delegacioni i Prishtinës në këto bisedime po udhëhiqet nga ministrja për dialog, Edita Tahiri, kurse ai i Beogradit nga drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat