Kosova vendoset në hartën e ndodhive të aviacionit në Evropë

Aktuale

Kosova vendoset në hartën e ndodhive të aviacionit në Evropë

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 17:50
Ilustrim

Mbi 50 delegatë nga sindikatat e kontrollorëve të trafikut ajror në Evropë, janë mbledhur sot në Prishtinë, ku përmes këtij organizimi Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës, e vë vendin tonë në hartën e ndodhive në fushën e aviacionit në Evropë.

Ngjarja e cila do të zgjasë deri më 30 shtator, konsiderohet e rëndësishme për këtë fushë, pasi pos çështjeve profesionale të sigurisë së aviacionit civil, amandamentimeve të statutit të ATCEUC, do të trajtohen edhe propozimi për anëtarësimin e Ukrainës në ketë organizatë, si dhe miratimi i propozimit për takimin e radhës në Varshavë.

Po ua sjellim komunikatën e plotë të Shoqatës Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës:

Të nderuar,

Përmes kësaj komunikate SINKON (Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës) deshiron t’ju ftojë dhe njoftojë në lidhje me organizimin e takimit jubilar të 50-të të ATCEUC në Prishtinë, duke filluar nga 28 shtator, deri më 30 shtator në Swiss Diamond Hotel.

SINKON eshtë anëtare me të drejta të plota në ATCEUC, e anëtarësuar në ketë organizëm në takimin 47-të të zhvilluar në Romë. ATCEUC paraqet trupin koordinues të sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Evropë. Takimi i radhës pas Prishtinës, pritet të zhvillohet në Varshavë.

Ne na është besuar organizimi i takimit jubilar të ATCEUC. Përmes këtij organizimi ne si SINKON dhe si Kosovë në tërësi e vëmë vendin tonë në hartën e ndodhive në fushën e aviacionit në Evropë. Në ketë takim pos çështjeve profesionale të sigurisë së aviacionit civil, amandamentimeve të statutit të ATCEUC do të trajtohen edhe propozimi për anëtarësimin e Ukrainës në ketë organizatë, si dhe miratimi i propozimit për takimin e radhës në Varshavë.

Në këtë mbledhje marrin pjesë mbi 50 delegatë nga mëse 25 shtete Evropiane si dhe përfaqësues të organizatave Eurocontrol dhe IFATCA. Ky organizim është në vazhdën e promovimit dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në ato të aviacionit civil evropian dhe botëror. Sesioni i hapur i takimit fillon më datë 28 shtator nga ora 0930 - 1315  në sallën Artana në Swiss Diamond Hotel, më pastaj për dy ditë tjera më radhë takimi do të vazhdojë në sesion të mbyllur.

Synimi i ardhshëm i SINKON është që të anëtarësojë Kosovën në IFATCA (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kontrollorëve të Trafikut Ajror), organizatë kjo që përfaqëson shoqatat e kontrollorëve të trafikut ajror në nivel botëror.

Ky takim mbështet nga kompania amerikane Leidos, lider në fushën e ofrimit të teknologjisë në siguri dhe navigim.

Me nderime,

Artan Hasani - Kryetar i SINKON.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat