Flet prokurori: Deputeti shqiptar u dhunua në Prizren

Aktuale

Flet prokurori: Deputeti shqiptar u dhunua në Prizren

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 18:50
Eduart Ndocaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, i njohur si “Kaubojsi”, është rrahur para dy ditësh, në Landovicë të Prizrenit.

Incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Këtë ngjarje e ka konfirmuar për mediat, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Ai ka thënë se sulmi është kryer nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës, ndërsa tjetri shtetas i Shqipërisë. Që të dy janë arrestuar dhe janë nën masën e ndalimit policor.

Ndërkohë që Kryeprokurori Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar që të dy personave tu caktohet masa e paraburgimit.

Sipas Hoxhës, personi që ka sulmuar deputetin shqiptar e që është nga Kosova, është i njohur për autoritetet në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat