Riformatimi i Qeverisë, koalicioni është pajtuar?

Aktuale

Riformatimi i Qeverisë, koalicioni është pajtuar?

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 19:54
Ilustrim

Pavarësisht deklarimeve të kryeministrit, Isa Mustafa se së shpejti do të ndodh një riformatizim i Qeverisë së Kosovës, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Megjithatë, kjo çështje pritet të zgjidhet shpejt pasi për një gjë të tillë tanimë janë pajtuar partneret e koalicionit.

Këshilltari i kryeministrit për media, Faton Abdullahu ka thënë se kjo çështje nuk do të prolongohet shumë, pasi që partnerët e koalicionit janë pajtuar.

Përveç riformatizimit, pritet edhe shuarja e disa ministrive. Sipas burimeve të transmetuesit publik, Ministria e Integrimit Evropian dhe Ministria e Diasporës, pritet të shkrihen në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kurse, akoma nuk është marrë vendim për Ministrinë për Dialog, pasi ende nuk kanë përfunduar bisedimet teknike në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat