Kush urdhëroi që Lavdrim Muhaxheri të mos komandojë shqiptarët në Siri?

Aktuale

Kush urdhëroi që Lavdrim Muhaxheri të mos komandojë shqiptarët në Siri?

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 21:11
Lavdrim Muhaxhiri

Lavdrim Muhaxhiri u ndikua nga imami Zeqirja Qazimi, i cili njëherit ishte shumë i afërt edhe me Ridvan Haqifi, i cili po ashtu ndodhet së bashku me Muhaxherin në zonën e konfliktit.

Drejtori i drejtorisë kundër terrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovë, Fatos Makolli në emisionin Rubikon ka shpalosur detajet të cilat tregojnë për lidhjen në mes të imamit dhe Muhaxherit e Haqifit edhe gjatë periudhës kur të dytë gjenden në zonën e konfliktit.

“Siç e dini Policia e Kosovës e ka lëshuar me kohë urdhër arrestin vendor dhe ndërkombëtar për kërkim të tij. Ka qenë i indoktrinuar dhe shumë herët ka kaluar nëpër fazat e radiklazimit, është ndikuar kryesisht nga imamët që i përmendem dhe ka qenë pjesë e ngushtë e imamit që tashmë është dënuar, Zeqirja Qazimi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se periudha kur Muhaxheri ka filluar të jetë më i dhunshëm dhe atë ta shfaq në rrjetet sociale përkon me kohën kur imami i kërkoj që të mos të jetë më udhëheqës i shqiptarëve në Siri dhe detyrat t’ia kalonte Haqifit, për të cilin thotë se imami ishte më i lidhur.

“Kur Lavdrim Muhaxheri filloj të shfaq publikisht akte të dhunës korrespondon me kohë kur në bazë të hetimeve po ky imam, Zeqirja Qazimi sugjeroi që Lavdrim Muhaxheri të mos jetë më emir apo komandat i shqiptarëve atje por kjo përgjegjësi t'i kaloj personi që ka qenë edhe më i afërt me të, Fidan Haqifit"

Makolli ka theksuar se përhapja e ideologjisë së islamit radikal është bërë përmes trajnimeve e organizimeve të ndryshme me fëmijë që nga mosha 5 vjeçare nga organizata të cilat për qëllim kanë pasur ringjalljen e islamit në Kosovë mirëpo atë ekstremist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat