Sindikalistët shëndetësor po kërkojnë nga Prokuroria e Shtetit që të nisin hetimet lidhur keqpërdorimin e buxhetit, duke porositur material që dyshohet se i ka skaduar afati derisa ka qenë i prishur aparati i koronagrafisë.
Pas tetë muajve është riparuar aparati i koronagrafisë dhe do të nis me punë që nga nesër. Sindikalistët thonë se është porositur sasi e madhe e materiali, derisa është ditur se aparati i koronografisë është i prishur tash e tetë muaj.
“Stendat dhe bateriat e zemrës i ka dyshohet se janë me afat të skaduar. Prokuroria duhet të hetojë këtë dëmtim të buxhetit, duket të shikohet kush i ka blerë, në cfarë baza dhe t’i shkojë deri në fund kësaj pune kur dihet se kornagrafia ka qenë e prishur. Tash është rregulluar aparati por nuk kemi material ose kemi material me afat të skaduar”, ka thënë ai. Ndryshe, vlera e materialit që po dyshohet se është me afat të skaduar është mbi 150 mijë euro.