Topalli: Mungesa e ministrit Hoti në Komision, një papërgjegjësi totale

Aktuale

Topalli: Mungesa e ministrit Hoti në Komision, një papërgjegjësi totale

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 11:11
Faton Topalli

(E plotësuar) - Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrje Financiare sot në rend të ditës kishte shqyrtimin e raportit të auditorit për Ministrinë e Financave dhe atë të Ministrisë së Administratës Publike.

Por, në mungesë të ministrit të Financave, Avdullah Hoti, komisioni me shumicë votash vendosi ta shtyjë për diskutim raportin e auditorit. Kryetari i këtij Komisioni, Faton Topalli tha se nuk ka marr asnjë njoftim nga Ministria e Financave për mungesën e ministrit Hoti.

Topalli: Pa përgjegjësi totale edhe e ministrit dhe stafit

“Shtrohet pyetja nëse dëshironi ta vazhdojmë mbledhjen pa ministrinë  Financave, por nuk është askush as nga stafi i tij, për kundër faktit që kanë paralajmëruar se do të vijnë. Po konsideroj se është një pa përgjegjësi totale edhe e ministrit dhe stafit”, tha Topalli i cili vjen nga radhët e VV-së. 

Por, u kujdes dikush tjetër që të arsyetojë mungesën e ministrit Hoti. E ai ishte, nënkryetari këtij Komisioni, Ali Sadria, ku sipas tij, ministri i Financave, sot ka një agjendë të ngarkuar me përfaqësues të FMN-së. Sadria me kërkesë të ministrit Hoti, kërkoi të shtyhet shqyrtimi i raportit të auditorit për vitin 2015 deri sot dy javë.

Sadria: Ministri Hoti sot ka takim me zyrtarë të FMN-së

“Sa për informim unë e takova ministrinë nga erdha. Ai më tha se ka njoftuar që sot nuk mund të vij në Komision për shkak se e ka Fondin Monetar aty. Ai na luti që mbledhjen ta caktojmë për sot dy javë, sepse Fondin e ka aty dhe ka një agjendë të ngarkuar. Ai mbrëmë është kthyer nga Uashingtoni, por megjithatë unë jam i mendimit që ta shtyjmë takimin për sot dy javë”, tha Sadria nga radhët e LDK-së.

Anëtari i komisionit, Naim Fetahu vlerësoi se shqyrtimi i raportit të Auditorit është i rëndësishëm dhe mendon se Komisioni nuk duhet t’i thyej rregullat që i ka pasur në fillim. Pra, sipas tij, asnjë raport nuk është diskutuar pa prezencën e ministrit përkatës. Fetahu nuk e ka parë të arsyeshme që ky Komision të marrë vendim për të dërguar këtë raport drejt në seancë të Kuvendit, pasi sipas tij, kjo nuk  ka qenë praktikë e Komisionit.

ImageFetahu:  Nuk mund të debatojmë pa ministrin Hoti prezent

“Sa i përket asaj se a do të diskutojmë sot dhe të debatojmë pa ministrin e Financave për këtë çështje të rëndësishme, mendojë se ne nuk duhet t’i thyejmë rregullat që i kemi pasur në fillim si Komision. Ne as një raport nuk e kemi diskutuar pa prezencën e ministrit përkatës. Unë e falënderoj ministrin Administratës Publike me bashkëpunëtorë që është prezent, por mendimi im është se ne duhet ta shtyjmë takimin për këtë rend të ditës, për arsye se nuk mund të debatojmë pa ministrin prezent, ose vetëm nëse marrim vendim me dërguar drejt në Kuvend, që nuk kemi vepruar ashtu herëve tjera”, tha deputeti nga radhët e PDK-së.

Ndryshe, ky Komision kishte vetëm raportin e auditorit në rend të ditës për diskutim.

Shtyhet shqyrtimi i raportit të auditorit për MF dhe MAP

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrje Financiare sot në rend të ditës kishte shqyrtimin e raportit të auditorit për Ministrinë e Financave dhe atë të Ministrisë së Administratës Publike.

Por, në mungesë të ministrit të Financave, Avdullah Hoti, komisioni me shumicë votash vendosi ta shtyjë për diskutimi raportin e auditorit.

Kryetari i këtij Komisioni, Faton Topalli tha se nuk ka marr asnjë sqarim nga Ministria e Financave për mungesën e ministrit Hoti.

Topalli kërkoi të shqyrtohet raporti edhe pa prezencën e ministrit Hoti dhe të dërgohet në seancë plenare për diskutim.

Por, ndërhyri anëtari i komisionit Ali Sadria, i cili tha se ministri Hoti sot ka takim me përfaqësues të FMN-së dhe me kërkesë të tij është thënë se ai pas dy jave mund të jetë në këtë Komision.

Meqë Komisioni kishte paraparë të diskutonte edhe raportin e Ministrisë së Administratës Publike, anëtari i Komisionit Naim Fetahu tha se raporti duhet diskutuar në prani të ministrave edhe pse ministri i kësaj Ministrie ishte i pranishëm së bashku me auditorin, Besnik Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat