Punëtorët e larguar nga KEDS-i protestojnë para Ministrisë së Punës

Aktuale

Punëtorët e larguar nga KEDS-i protestojnë para Ministrisë së Punës

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 12:11
Foto nga vendi ngjarjes

Rreth 50 punëtorë, pjesë e atyre që janë larguar nga puna pas mbylljes së departamentit të projekteve në operim në KEDS, janë duke protestuar para Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ata kanë bllokuar hyrjen e kësaj ministrie, ndërsa kërkojnë nga institucionet që të zgjedhin këtë problem, pasi sipas tyre, kjo formë e largimit nga puna është diskriminuese.

Protestuesit po e përpilojnë një regjistër, të cilin do ta dorëzojnë tek ministri i kësaj ministri, Arban Abrashi, pjesë e të cilit janë edhe punëtorë nga komuna të tjera.

Qëllim i përpilimit të këtij regjistri është moslargimi i 100 punëtorëve nga puna.

Ata kanë paralajmëruar se edhe nesër do të protestojë secili punëtor në komunën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat