Këshilltari i Kryeministrit, Shpend Ahmetit: Vetëvendosje terrorizoi familjet e kundërshtarëve politik

Aktuale

Këshilltari i Kryeministrit, Shpend Ahmetit: Vetëvendosje terrorizoi familjet e kundërshtarëve politik

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 19:59
Sokol Havolli

Sokol Havolli, këshilltari i? kryeministrit Isa Mustafa, ia ka kujtuar kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, kohën kur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë gjuajtur me kokteje molotovi te shtëpia e Mustafës. Ahmeti dje është ankuar se po I prishet qetësi, kur banorët e lagjes Dardania kanë para shtëpisë së tij.

Ky është reagimi i plotë i Havollit:

Shpend Ahmeti, "melaqja"...ani bertitke "qika jem po kanë..." A po i njeh këto foto? Nëse jo, po të kallxoj që është shtëpija e Kryeministrit Isa Mustafa, shtëpi private, ku ka fëmijë të moshës së njejt me qikën tuaj. Këtu, partia jote ka gjuajt edhe molotova. Para shtëpisë tuaj kanë protestu në mënyrë të qetë, veç ti bërtitshe aty. Je ti edhe partia jote që keni vendosë standard të ri të "protestës", atë të terrorizimit të familjarëve të kundërshtarëve tuaj. (keqardhje per qiken e shqetësuar).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat