Mustafa nesër raporton para deputetëve

Aktuale

Mustafa nesër raporton para deputetëve

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 23:20
Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa nesër do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për kodin telefonik shtetëror dhe për gjendjen aktuale në veri të vendit.

Interpelancat e kryeministrit janë thirrur nga opozita, konkretisht nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Interpelanca për kodin telefonik shtetëror është thirrur sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues.

Ndërsa interpelanca tjetër është  thirrur sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat