Kadri Kastrati së shpejti i hyn politikës

Aktuale

Kadri Kastrati së shpejti i hyn politikës

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 23:28
Kadri Kastrati

Raportet e medieve të Maqedonisë se kinse ish-Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka paguar mijëra euro haraç liderit opozitar në Maqedoni, Zoran Zaev, për mos shfaqjen në përgjimet e siguruara nga ai, për Kastratin janë absolutisht të pavërteta.

Kadri Kastrati në një intervistë dhenë për emisionin “Kontakt”  në Tribuna Channel, ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka pasur kontakte me asnjë politikan jashtë Kosovës për arsyeje se pozita e tij si drejtor i drejtorisë për operacione, para se ta marr pozitën e kreut të FSK-së ia ka ndaluar të ketë kontakte me politikanë jashtë vendit.

“Këto deklarime që kinse unë i kam paguar mijëra euro haraç liderit opozitar në Maqedoni Zaev janë absolutisht të pavërteta”, ka thënë Kastrati në “Kontakt”, duke shtuar se pozita në Maqedoni po e sheh një frikë të Zaev dhe përmes shërbimeve sekrete në prag të zgjedhjeve po mundohet ta njollosë atë kinse është i lidhur me ish strukturat e UÇK-së.

Por, Kastrati insiston të publikohen ato përgjime, ani pse është i sigurt që nuk ka asgjë të vërtetë këtu.

Ndërsa duke folur për të ardhmen e tij politike, ish kreu i FKS-së ka deklaruar se është duke biseduar me disa prej subjekteve politike dhe së shpejti pritet edhe aderimi i tij në njërën prej tyre.

“Unë akoma nuk jam kyçur në ndonjë subjekt politik. Kam pasur bisedime mjaftë, gati me të gjitha partitë politike. Unë synoj të hy në politikë, por në kohën e duhur dhe momentin e duhur”, ka thënë ai.

Kastrati ka folur edhe për gjendjen e FSK-së si dhe transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat