Flasin familjarët: Ja pse u arrestua Nehat Thaçi nga Serbia

Aktuale

Flasin familjarët: Ja pse u arrestua Nehat Thaçi nga Serbia

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 10:54
Nehat Thaçi

Sot në orët e hershme të mëngjesit policia kufitare e Serbisë ka arrestuar Drejtorin e Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, tha se arrestimi i tij është bërë në hyrje të Serbisë.

“Arrestimi i Nehat Thaçit ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në orën 00:10, në hyrje të Serbisë në pikën kufitare "Dheu i Bardhë". Në bazë të informatave që kemi marrë nga Policia Kufitare e Kosovës, ai është arrestuar në hyrje të Serbisë. Për detaje të tjera do t’ju informojmë me kohë”, ka deklaruar Hoxha.

Arsyeja e arrestimit të Drejtorit të Polcisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi nga policia kufitare e Serbisë është se për të ka pasur më herët një fletëarresti.

Një familjar i Nehat Thaçit tha se ai është arrestuar bazuar në fletëarrestet e më hershme që Serbia pati lëshuar për shunë ushtarë të UÇK-së Nehat Thaqi është veteran i UÇK-së 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat