Reagon ashpër pala greke: Hahn të japë shpjegime për deklaratën, çështja çamë nuk ekziston

Aktuale

Reagon ashpër pala greke: Hahn të japë shpjegime për deklaratën, çështja çamë nuk ekziston

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 11:18
Takim i komisionit europian

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar një ditë pas deklaratës së komisionerit Johannes Hahn për çështjen çame, ku ka thënë se çështja çame nuk ekziston.

Përmes një deklarate për shtyp, ministria e Jashtme greke ka thënë se kjo deklaratë është e pavërtetë dhe e papranueshme.

“Siç e dimë, çështja çame nuk ekziston dhe, për këtë arsye, nuk është pranuar si negociatë mes qeverisë greke dhe asaj shqiptare.

Komisioneri Hahn me këtë përgjigje tregon se nuk e ushtrojnë rolin dhe funksionet e tij sipas parimit të paanshmërisë për të nxitur interesat e përbashkëta të Bashkimit, siç parashihet me nenin 17 të Traktatit të Lisbonës.

Tashmë kemi kërkuar nga ky institucion të japë shpjegime direkte dhe bindëse, për këtë përmbajtjen të papranueshme”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat