Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Zvicrës

Aktuale

Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Zvicrës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 29 shtator 2016 Në ora: 12:26
Hashim Thaçi dhe Jean-Hubert Lebet

Sot, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet. 

Gjatë, pranimit të letrave kredenciale, Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Lebet, dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në mandatin e tij në Kosovë.

Gjithashtu, Thaçi ka thënë se Kosova dhe Zvicra do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer ndërshtetëror dhe ndërmjet dy popujve.

Kurse, gjatë dorëzimit të letrave kredenciale ambasadori i ri i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, ka theksuar se do të ruhet përkushtimi i Zvicrës për Kosovën, edhe pse ka pasur reduktime në përkushtimet tjera.

“Do të përkrahim zhvillimin dhe dialogun”, ka thënë ambasadori Lebet.

Në fund, Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Lebet për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Zvicrës për popullin e Kosovës./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat