Ambasadori i ri i Francës dorëzoi kredencialet te Thaçi

Aktuale

Ambasadori i ri i Francës dorëzoi kredencialet te Thaçi

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 14:04
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale edhe të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Pas pranimit të kredencialeve, duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me mundësinë që bashkë me ambasadorin Chabert do të vazhdojnë punën për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Kurse, ambasadori Chabert tha se bashkëpunimi ndërshtetëror mund të zgjerohet në shumë sektorë.

“Franca ka marrëdhënie të veçantë me Kosovën. Do të zgjerojmë bashkëpunimin në ekonomi, kulturë e arsim, por edhe me FSK-në”, ka thënë ambasadori Chabert.

Presidenti Thaçi theksoi se populli dhe institucionet e Kosovës i janë mirënjohës Francës për rolin e veçantë që ka luajtur në vendin tonë dhe së bashku do të punohet për forcimin e paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin.

“Do të kultivojmë këtë marrëdhënie të veçantë. Do të punojmë së bashku për paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin”, u shpreh presidenti Thaçi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat