Askush nuk ka imunitet nga Gjykata Speciale

Aktuale

Askush nuk ka imunitet nga Gjykata Speciale

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 shtator 2016 Në ora: 14:02
Selia e Gjykates Speciale

“Çdo kush që faktohet që ka qenë pjesë e ndonjë krimi pa marrë parasysh pozitën në shoqëri nuk do jetë imun, para kësaj gjykate andaj personalisht mendoj që duhet pritur fillimin e punës së saj”, ka thënë deputeti Zemaj.

Analistët politikë vlerësojnë se Gjykata Speciale është një realitet e komunitet ndërkombëtar edhe pse shpeshherë në dukje ka pasur ngecje dhe lëshime, megjithatë me konsistencë kërkon të vendos rend dhe ligj në Kosovë. Sipas tyre, kjo gjykatë do të sjellë disa ndryshime në Kosovë domosdoshmërish, nëse arrin që individ të inkriminuar t’i shkëpus nga ndikimi në institucionet shtetërore.

Leon Duhanaj analist politik ka thënë se Gjykata Speciale, është rezultat i neglizhencës dhe mosgatishmërisë sonë për të respektuar ligjin dhe, për të ndërtuar sistem normal ligjorë, në të cilin përparësi ka vetëm ligji dhe shteti i së drejtës. Ai ka thënë se kjo mosgatishmëri, ka ardhur si pasojë e interesave të ndryshme, qofshin ato politike-partiake apo dhe klanore e biznesore.

“Për fat të keq, ne si shoqëri e terë kemi dështuar t’i dëshmojmë botës se liria dhe pavarësia e Kosovës kanë qenë edhe ideali i vetëm i yni. Kjo u dëshmua në atë se çfarë ne arritëm të bëjmë dhe si e trajtuam lirinë dhe pavarësinë. Për fat të keq ne i treguam botës se ideali kryesor yni nuk është shtet ndërtimi i vendit por pasurimi personal dhe mos ndëshkueshmeria e njerëzve të ashtuquajtur të fortë. Nuk mund të ketë paralelisht edhe shtet ligjorë edhe njerëz të fortë! Prandaj vet prezenca e njerëzve të fortë e mohon ekzistencën e shtetit ligjorë”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, tanimë Gjykata Speciale është një realitet, komuniteti ndërkombëtare edhe pse shpeshherë në dukje ka pasur ngecje dhe lëshime, megjithatë me konsistencë kërkon të vendoset rënd dhe ligj në Kosovë.

“Duke parë se brenda institucioneve vendore është mision i vështirë për të mos thënë i pamundur, të vendoset drejtësi, morën vendim për themelimin e kësaj gjykate. Duke qenë se ndikimi i drejtpërdrejt i kosovarëve është i pamundur, ndoshta mund të pritet që kjo gjykatë të sjellë edhe ndryshime pozitive në vend”, ka thënë Duhanaj.

Ai ka shtuar se nuk beson që do të dënohet dikush për krimet e supozuara të tregtimit me organe, sepse nuk besoj që një gjë të tillë ta kenë bërë shqiptarët. “ Por besoj që ka shumë argumente për krime të ndryshme, pas luftës, qofshin ato ekonomike apo të tjera, të cilat kanë qenë të pamundura të trajtohen seriozisht në gjykatat vendore. Kjo gjykatë do të sjellë disa ndryshime në Kosovë domosdoshmërisht, nëse arrin që individ të inkriminuar t’i shkëpus nga ndikimi në institucionet shtetërore. Me ç ‘rast do të shkëputej s’ngjiri i aktiviteteve kriminale në vend”, ka thënë analisti poltik Duhanaj.

Gjykata Speciale duhet të pastrojë skenën politike në vend! Kushtrim Kadriu politolog, ka thënë se Gjykata speciale duhet të pastroi luftën çlirimtare të UCK-së, e domosdoshmërish të pastroi edhe skenën politike në vend.

“Nëse kjo gjykatë vepron pa hile, pa ndikime politike dhe e ka me interes kombëtare e ndërkombëtare projektin politike te quajtur Kosove te ngritur nga ndërkombëtaret atëherë gjithçka do të zbardhet në dobi të qytetarëve”, ka thënë politologu Kadriu.

Armend Zemaj deputet nga LDK-ja ka thënë se Gjykata speciale ka mandat të qartë ligjor, prandaj edhe duhet të punojë me efikasitetin e duhur duke respektuar mandatin e saj për të cilën ne e kemi votuar.

“Çdo kush që faktohet që ka qenë pjesë e ndonjë krimi pa marrë parasysh pozitën në shoqëri nuk do jetë imun, para kësaj gjykate andaj personalisht mendoj që duhet pritur fillimin e punës së saj”, ka thënë deputeti Zemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat