Hamdi Ibrahimi: Deklaratat e Shpend Ahmetit të pa matura

Aktuale

Hamdi Ibrahimi: Deklaratat e Shpend Ahmetit të pa matura

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 16:13
Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahmi

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahmi, në një konferencë të organizuar për media në lidhje lirimin e banesave në lagjen “Dardania”, ka thënë se deklaratat e bërë nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, janë deklarata të pa matura.

"Dje ka pasur shumë deklarata të cilat janë më shumë se deklarata të pa matura nga një person që e mbanë një pozitë të lartë. Unë kam takuar një grup të qytetarëve dhe unë ja u kam bërë të qartë se jemi duke e zbatuar një plotfuqishëm i cili është marrë në vitin 2008, dhe ekzekutimi i këtij vendimi ka kaluar gjitha limitet kohore. Ata kanë kërkuar që të bëhet shtyja për një vit largimi i tyre, dhe Gjykata nuk ka asnjë të drejtë të ndërpritet proceduara e ekzekutimit. Ma vonë kanë pasuar deklaratat nga Shpend Ahmeti, deklaratat e tij janë të pamatura dhe këto deklarata askujt nuk i bëjnë nder, ne nuk jemi pjesë e lojërave politike dhe kjo dëshmon se sa të vështirë e kanë punën gjykatat në Kosovë. Prandaj, çdo lakim i emrit të kësaj gjykatë se ka marrë një vendim me normat pozitive në këtë vend është qëllim keq. Ne e kemi zbatuar vendimin e formës së prerë, unë duhet të ja bëjë të qartë secili së nuk duhet të luhet me gjykatat. Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk duhet do të jetë në pronat e huaja. Prandaj, çdo deklaratë qe e denigron gjykatën është absurditet i llojit të vet”, ka thënë Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat