Mustafa deputetëve: Reagoni për arrestimin e Thaqit në Serbi, mos heshtni

Aktuale

Mustafa deputetëve: Reagoni për arrestimin e Thaqit në Serbi, mos heshtni

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 16:27
Nehat Mustafa

Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka reaguar ndaj arrestimit të drejtorit të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqit

Ai në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, iu ka drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Mustafa i ka kritikuar ata për mos reagim ndaj kësaj situate. Sipas tij, Thaqi po akuzohet nga institucionet serbe  terrorizëm , akuzë kjo me të cilën Serbia ka akuzuar e do të vazhdoj t’i akuzoj të gjithë shqiptarët.

“Sot po zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Besoj që të gjithë ju keni qenë të informuar nga portalet për arrestimin e Majorit Thaqi. Por, më befason heshtja e Juaj? Me përjashtim të një deputeti, askush tjetër nga ju nuk e pa të arsyeshme ta thotë së paku një fjalë për këtë arrestim. Keq, shumë keq”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij të gjitha institucionet relevante në vend janë duke e bërë punën e tyre karshi këtij rasti, por deputetët prapë vlerësojnë se duhet heshtur.

“Institucionet tjera po bëjnë punën e tyre lidhur me këtë rast, por ju po heshtni. Folni more e mos u ndjeni komod, sepse me akuza të tilla jeni akuzuar e mund të akuzoheni nga Serbia në të ardhmen edhe ju “, ka thënë Mustafa.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj arrestimit të Nënkolonel Nehat Thaqit

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës!

Mbrëmë nga policia e Serbise është arrestuar Nënkolonel Nehat Thaqi - Drejtor i Policisë në Mitrovic?. Ai po akuzohet për terroriz?m , akuz? kjo me të cil?n Serbia ka akuzuar e do të vazhdoj ti akuzoj të gjithë shqiptarët.

Sot po zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit të Kosov?s. Besoj që të gjithë Ju keni qenë të informuar nga portalet për arrestimin e Nënkolonel Thaqi. Por, më bafason heshtja e Juaj ! Me përjashtim të një deputeti, askush tjetër nga Ju nuk e pa të arsyeshme ta thotë së paku një fjalë për këtë arrrestim. Keq, shumë keq.

Institucionet tjera po bëjnë pun?n e tyre lidhur me këtë rast, por Ju po heshtni. Folni more e mos u ndini komod, sepse me akuza të tilla jeni akuzuar e mund të akuzoheni nga Serbia në të ardhmen edhe Ju !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat