Atdhe Gashi dërgohet në Polici, merret në pyetje si i dyshuar për fondin e trepërqindëshit

Aktuale

Atdhe Gashi dërgohet në Polici, merret në pyetje si i dyshuar për fondin e trepërqindëshit

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 09:58
Atdhe Gashi

Muaj më parë kishin filluar hetimet për ish-kryeministrin e Kosovës në mërgim, Bujar Bukoshin. Fjala është për një hetim që përfshin edhe Atdhe Gashin

Burime të mediave, thonë se Atdhe Gashi për momentin është në Polici në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku edhe po merret në pyetje si i dyshuar për fondin e trepërqindëshit.

Bëhet e ditur se ditë me parë u mor në pyetje edhe Bujar Bukoshi.

Muaj më parë ishte raportuar se Bujar Bukoshi bashkë me Atdhe Gashin janë nën hetim pasi besohet se kanë kryer vepër penale “shpëlarje e parave” dhe “shpërdorim” në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat