Betohen 16 kadetë të FSK-së, një nga Shqipëria

Aktuale

Betohen 16 kadetë të FSK-së, një nga Shqipëria

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 10:43
Kadetë të FSK-së

(E plotësuar) - Është zhvilluar ceremonia e betimit të 16 kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët pas përzgjedhjes së tyre nga një numër i madh i aplikuesve, do të vazhdojnë studimet në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, tha se kjo gjeneratë e kadetëve është ndër gjeneratat më me fat pasi siç tha ai, do ta fillojnë shkollimin si kadetë të FSK-së dhe do të diplomojnë si oficerë të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).

Demolli: Do të diplomoni si FAK

 “Kam besimin e plotë se ju do të jen njëra prej gjeneratave më fatlume të kadetëve tanë sepse do të filloni studimet si kadetë të FSK-së kurse do të dilni në detyrë si oficerë të FAK-ut kur e them këtë kam parasysh faktin se ministria jonë i ka bërë ët gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit të transformimit të FSK-së në FAK vetëm është në pritje të vendimmarrjes politike e cila besoj se do të ndodh shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës. Në fund urime dhe suksese sikur në studime ashtu edhe në jetën në përgjithësi për ju të nderuar kadetë”, tha Demolli.

Demolli po ashtu tha se FSK është e përkushtuar për ndërtimin e një force moderne e profesionale të sigurisë.

Demolli: FSK e përkushtuar për forcë moderne

“Në këtë ditë solemne më duhet theksuar se FSK është e përkushtuar dhe objektiv të vetin e k ndërtimin e një force moderne e profesionale të sigurisë të trajnuar mirë dhe të pajisur me infrastrukturë sipas Aleancës veriatlantike. Për përmbushjen e këtij synimi nuk mjafton vetëm dëshira dhe përkushtimi i pjesëtarëve por duhet ngritja profesionale dhe dija e avancuar e cila mund ta arrihet vetëm përmes shkollimit dhe trajnimit të kuadrove të reja në akademi dhe institucione bashkëkohore ushtarake”, ka deklaruar Demolli.

Kurse, Enver Cikaqi, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, deklaroi se Qendra e Edukimit e FSK-së deri më tani i ka nxjerrë 85 oficerë, të cilët siç tha ai po bëjnë punë të shkëlqyer.

Cikaqi: Mirë se vini në FSK

“Unë gjithë juve ju shpreh mirëseardhje në një nga ngjarjet shumë të rëndësishme në kalendarin e FSK-së që sot 16 djem dhe vajza do të marrin statusin e kadetit në Qendrën për Studime Universitare të SK-së. Kjo qendër e edukimit ushtarak të oficerëve të rinj tani më e ka bërë një traditë me të cilin krenohemi të gjithë ne. Sot në FSK numërojmë 85 oficerë të promovuar nga kjo qendër të cilët janë duke bërë një punë të shkëlqyer në të gjitha njësitë e FSK-së”,  tha Cikaqi.

Sot në FSK janë betuar 16 kadetë të rinj, 15 nga Kosova, 1 nga Shqipëria prej tyre  dy vajza. Në mesin e kadetëve të rinj është edhe Luan Haradinaj, djali i dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj.

Betohen 16 kadetë të FSK-së, në mesin e tyre edhe Luan Haradinaj

16 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë sot betimin në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me rastin e kësaj ceremonie ministri i  FSK-së Haki Demolli tha se  FSK është e përkushtuar dhe objektivi i saj është ndërtimi i një force moderne e profesionale të sigurisë, të trajtuar mirë dhe të pajisur me infrastrukturë sipas standardeve të Aleancës Veri-atlantike.

Demolli tha se sot janë rreshtuar kadetët  më të mirë, ata që me sukses të dalluar i kanë kaluar të gjitha testet, e që kanë plotësuar më së miri të gjitha kriteret për këtë lloj të studimeve.

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, tha se kjo qendër ka bërë një traditë me të cilën po krenohen të gjithë.

Ai iu është drejtuar kadetëve të rinj sipas të cilit ky betim obligon me përgjegjësi të reja dhe e dallon nga moshatarët e tyre, duke dhënë më të madhen prej tyre.

Në mesin e 16 kadetëve që dhanë betimin sot është edhe Luan Haradinaj, djali i dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj.

Për të parë nga afër betimin e nipit të tij, në ceremoni kishte ardhur edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat