Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite Veriu dhe Kodi Telefonik

Aktuale

Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite Veriu dhe Kodi Telefonik

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 16:32
Foto arkiv

Kryesia e Kuvendit së bashku me  kryetarët e grupeve parlamentare do të mlidhen ditën e hënë (03.10.2016).

Duke filluar nga ora 11:00,  si pika të rendit të ditës do të jenë edhe situata atkuale në veri sikurse dhe kodi telefonik.

Kuvendi ka njoftuar për pikat e rendit të ditës  për të hënën:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
Përgatitjet për seancën plenare:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,
Shqyrtimi i dyë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat