“Pse qeveria ka para për udhëtime dhe paga të majme, jo për veteranë?”

Aktuale

“Pse qeveria ka para për udhëtime dhe paga të majme, jo për veteranë?”

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 18:24
Xhevdet Qeriqi

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, në Info Magazine ka thënë se veteranëve duhet me patjetër t’u paguhen pensionet.

Ai ka kërkuar që qeveria të kryejë detyrimet e saj, pasi nuk është faji i veteranëve pse numri është rritur shumë.

“Kemi pasur dy ditë radhazi takime me qeveritarët, të cilët kanë thënë se mjetet janë. Ndaj nuk e di pse nuk po procedohet. Ligji ua garanton pagat të gjithë veteranëve. Qeveritarët e kanë lejuar vet këtë numër të tyre”.

Qeriqi më tutje ka theksuar se nuk është e mundur të mos ketë para për veteranët, por të ketë për drejtorë bordesh, zëvendëskryeministra e zëvendësministra.

“Ministria i bën planifikimet e buxhetit me kohë dhe mendoj që me kohë është dashur që t’i ketë gjërat gati. Përgjegjësia është e qeverisë. Tash arsyetohen nuk ka mjete. Pse ka mjete për drejtorë bordesh me paga të larta? Ose për zëvendëskryeministra dhe zëvendësministra? Ne nuk jemi fajtorë pse janë bërë 28 mijë veteranë. Unë nuk kam qenë pjesë e komisionit. Me kohë i kam paralajmëruar se do të rritet numri. Por nuk kanë ndërmarrë asgjë. Po dëmtohet imazhi i vendit, i veteranëve, por prapë asgjë”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat