Mustafa: Sondazhi i porositur nga VV nuk është real

Aktuale

Mustafa: Sondazhi i porositur nga VV nuk është real

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 20:09
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për herë të parë ka komentuar sondazhin e fundit të bërë nga një kompani e lidhur me Vetëvendosjen, të cilën edhe e nxori si parinë e dytë në vend. Kryeministri Mustafa në një intervistë ka thënë se nuk ju beson këtyre sondazheve dhe ka thënë se ato nuk e paraqesin realitetin.

“ Nuk është që ju besoj shumë këtyre sondazheve. Ato nuk janë reale dhe nuk e paraqesin ndonjë realitet. I tillë ishte edhe ky sondazhi i fundit I bërë nga vetëvendosje”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se Vetëvendosje me këtë sondazh i ka bërë edhe gropën vetës, në të cilën ka rënë tashme.

“Populli thotë se ai që mundohet ta bëjë gropën, bije vetë në të”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se Vetëvendosje ka bërë gabim qe e ka bërë këtë sondash.

Ai ka komentuar edhe listat e veteranëve të UCK dhe buxhetin e Kosovës, duke treguar se aktualisht nuk kanë para për ti mbuluar të gjithë shpenzimet.

“ Ata që janë veteranë te varetë do ta marrin ata që u takon. Te tjerëve ne nuk kemi çka tu bëjmë. Listat duhet të shikohen dhe të dihen veteranët e vërtet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat