Haradinaj: Nderi nuk i lejon deputetët ta votojnë Demarkacionin

Aktuale

Haradinaj: Nderi nuk i lejon deputetët ta votojnë Demarkacionin

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 22:45
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Demarkacioni nuk do të kalojë edhe nëse do të jenë të gjithë deputetët e secilit subjekt në seancë, pasi siç vlerëson ai, asnjëri nga ta nuk dëshiron që të nesërmen të pendohen.

“Edhe po të jenë të gjithë deputetë në kuvend, s’ka votë për këtë marrëveshje, kjo s’është marrëveshje me efekte të përkohshme”, ka sqaruar Haradinaj 

I pari i AKK-së këto komente i bëri në emisionin ‘Argument plus’ të RTV21, ku ndër të tjera tha se disa deputetë të koalicionit nuk po e votojnë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi sepse nuk po i lejohen nderi i tyre dhe se këto veprime ata nuk po i bëjnë për hatër të askujë mirëpo nuk mund ta votojnë atë.

Ai ka thënë se duhet bashkuar që të gjendet zgjidhje e re, ndërsa për ftesën e kryeministrit, ai ka shpjeguar se kjo është një dinamik ‘ngreh e mos kput’ pasi siç thotë ai, për këto tema, qeveria ka interes në disa zhvillime pa epilog në mënyrë që mos  të vërtetohet që kjo ka ra sepse e kanë frikën e llogaridhënies nga kjo situatë.

“Dihet që s’ka votë për këtë temë. Mendoj që qeveria më mirë ta marr guximin dhe të mos e procedoj këtë marrëveshje,

Në të kundërtën kjo është një lloj zhagitje e agonie që Kosovë është lodhur më këto, sikurse  me Asociacionin. Kjo nuk duhet të vazhdoj kështu pa epilog”, ka thënë Hardinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat