Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 07:26
ilustrim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot duke filluar nga ora 11:00, për të vendosur për seancën e ardhshme plenare.

Ndër pikat e rendit të ditës për seancën e ardhshme janë  edhe votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës, votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, dhe votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

 

Po ashtu në seancën e ardhshme pritet të futet në rend dite edhe shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për  lëshimin e licencës së kompanisë „Envidity Energy Kosova LLC“, dhe „Sharr Cem dhe Titan Amerika“. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat