Thaçi përkujton sakrificën e studentëve

Aktuale

Thaçi përkujton sakrificën e studentëve

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 11:39
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e vet në Facebook, ka përkujtuar fillimin e vitit të ri Akademik në Kosovë.

Ai, me këtë rast ka përmendur sakrificën e studentëve, profesorëve, stafit akademik por edhe tërë qytetarëve për të mbajtur gjallë me çdo kusht Universitetin.

Thaçi për këtë ditë ka shkruar:

Sot filloi viti i ri shkollor akademik, angazhimi dhe puna për të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja të Kosovës. Arsimi është çelësi i zhvillimit të Kosovës, rruga për në bashkësinë e popujve dhe vendeve të zhvilluara ku ne synojmë të jemi të barabartë, në përgatitje dhe aftësi.

Në këtë ditë kujtojmë sakrificën e studentëve, profesorëve, stafit akademik por edhe tërë qytetarëve për të mbajtur gjallë me çdo kusht Universitetin. Por, njëherësh, ndjejmë krenari që kemi arritur ta ruajmë këtë “armë” më të fortë për të ndërtuar jetën që e dëshirojmë.

Tani që i kemi ruajtur dhe forcuar themelet e arsimit, po i thellojmë angazhimet tona për ngritjen e cilësisë së sistemit dhe institucioneve universitare në vend, që të rinjtë e Kosovës të marrin vendin që e meritojnë në glob, të jenë të barabartë me Europën dhe me botën në tregun e punës, në shkencë, në letërsi, në art e kulturë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat