Rama përqafohet me Thaçin, por shihni si e pret ish-këshilltarin e Berishës

Aktuale

Rama përqafohet me Thaçin, por shihni si e pret ish-këshilltarin e Berishës

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 13:09
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Pas takimit me Presidentin Bujar Nishani, kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi u prit nga kryeministri Edi Rama.

Siç e ka zakon, Rama doli deri te shkallët e kryeministrisë për ta pritur mikun nga Prishtina, me të cilin u përqafua ngrohtësisht.

Më pas erdhi radha e prezantimit të stafit që shoqëronte Thaçin.

Por ajo që ra në sy ishte takimi i Ramës me një prej këshilltarëve të Presidentit të Kosovës, Adri Nurellari.

Siç duket edhe nga video, Rama me Nurellarin nuk patën vetëm shtrëngim dore, por edhe përqafim.

Për ata që nuk e njohin, Nurellari ka qenë një prej kundërshtarëve të Ramës në vitin 2005 kur pranoi të bëhej këshilltar i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat