AAK asnjë veprim nuk e ka bërë që të pengonte procesin e transformimit të FSK në FAK

Aktuale

AAK asnjë veprim nuk e ka bërë që të pengonte procesin e transformimit të FSK në FAK

Nga: D.Bunjaku Më: 3 tetor 2016 Në ora: 16:16
Avni Arifi

Në lidhje me atë se për shndërrimin e FSK në Forca të Armatosura të Kosovës, a duhet opozita nuk bashkëpunon me pozitën Avni Arifi kryetar i degës së AAK-së ka thënë AAK asnjë veprim të vetëm nuk e ka bërë që të pengonte apo dëmtonte procesin e transformimit të FSK në FAK.

“Në fakt ne kemi pranuar në mandatin e kaluar propozimin që të vazhdohet edhe një mandat për vende të garantuara për minoritete në shkëmbim të këtij transformimi. Është pikërisht LDK dhe kryeministri që nuk pranuan vazhdimin e mandateve të garantuara e bile në atë kohë nuk e pranonin as emrin FAK”, ka thënë Arifaj duke shtuar se ata dëshironin dhe premtonin se do të krijojnë FARK nëse e fitojnë pushtetin.

Ai ka theksuar se tani kur e fituan pushtetin, siç duket emrin FARK e harruan kurse kompensimin e shansit të humbur me vazhdimin e mandateve të garantuara po tentojnë ta kompensojnë me koncesione tjera shumë më të rënda për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat