MPJ për deklaratën e Gjuriqit: Kosova merr vendime e jo deklarata!

Aktuale

MPJ për deklaratën e Gjuriqit: Kosova merr vendime e jo deklarata!

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 21:22
MPJ

Marko Gjuriq – shef i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë – ka thënë se të dielën do të jetë në Kosovë, pa marrë parasysh që ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar ndalimin e kësaj vizite.

“Në raport me deklaratat e Marko Gjuriqit, Republika e Kosovës merr vendime dhe jo deklarata”, ka deklaruar Bashmir Xhemaj, i cili është shef i kabinetit te ministrit Hoxhaj.

Hoxhaj ka marrë vendim që t’ia ndalojë Marko Gjuriqit hyrjen në Kosovë për dy javët e ardhshme. Por, mbetet që të dielën të kuptohet nëse ky vendim do të zbatohet plotësisht – apo eventualisht do të ndryshohet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat