Presidenti Thaçi i nderuar me pritjen në Shkodër, bën ‘selfie’ me të rinjtë

Aktuale

Presidenti Thaçi i nderuar me pritjen në Shkodër, bën ‘selfie’ me të rinjtë

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 21:34
Thaçi duke bërë ‘selfie’ me të rinjtët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ishte për vizitë në Shkodër ku edhe është shpall qytetar nderi i këtij qyteti.

Presidenti Thaçi, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook thotë se Shkodra dhe shkodranët kanë arritur të ruajnë lidhjen e fortë tradicionale me Kosovën, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu thotë se i ishte organizuar një pritje e ngrohet, por ka përmendu edhe kohën e luftës ku qytetarët e Shkodrës i kishin pritur kosovarët duke i hapur dyert e shtëpivë të tyre për strehim.

“Shkodra më nderoi sot, duke më bërë qytetar nderi të saj.

Me kulturën e saj të pasur, e hapur gjithnjë ndaj vlerave perëndimore, Shkodra dhe shkodranët kanë arritur të ruajnë lidhjen e fortë tradicionale me Kosovën, e cila zanafillën e ka tek rrugët e lashta tregtare mes Shkodrës, Pejës dhe Gjakovës.

I jam shumë mirënjohës kryetares Voltana Ademi dhe këshillit bashkiak për pritjen e tyre të ngrohtë dhe nderin që më bënë.

Kjo pritje e tyre u dëshmua edhe në të kaluarën, me hapjen e dyerve të panumërta të shtëpive bujare për shumë refugjatë kosovarë.

Dhe po aq kosovarë sa atëherë kishte strehuar, po aq do të shkojnë sërish këto ditë në Shkodër, por për të festuar së bashku për djemtë e kombëtares së Kosovës.

Me kryetaren, sot në Shkodrën tonë të përbashkët të atdhedashurisë dhe trimërisë, vendosëm edhe kurore lulesh te shtatorja e Shën Terezës, Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit. HTH”, shkruan ai.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat