Thaçi shpallë “Hero të Kosovës” babain e Lutfi Hazirit

Aktuale

Thaçi shpallë “Hero të Kosovës” babain e Lutfi Hazirit

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 18:05
Thaçi dhe familja Haziri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dorëzuar dekoratën “Hero i Kosovës” familjes së Emrush Et’hem Haziri,  për sakrificën e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ka thënë se si aktivist i çështjes kombëtare, baca Emrush na bashkonte gjithnjë dhe do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt dhe nderim.

 “Sot, familjes Haziri i dorëzova dekoratën “Hero i Kosovës” për veprat e sakrificës dhe trimërisë së babait të tyre, Emrush Et’hem Haziri, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Si aktivist i çështjes kombëtare, baca Emrush na bashkonte gjithnjë, duke na kujtuar se pa marrë parasysh dallimet në mendime për veprimin politik, qëllimin të gjithë e kishim të njëjtë.

Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt dhe nderim!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe, Emrush Et’hem Haziri ishte babi i kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat