Vuçiq: Telekomi mund të jetë precedent i rrezikshëm

Aktuale

Vuçiq: Telekomi mund të jetë precedent i rrezikshëm

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 16:13
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Serbia do të vazhdojë bisedimet me partnerët evropianë dhe shqiptarët e Kosovës për marrëveshjen e Telekomunikacionit si dhe do të përpiqen që ta rregullojnë situatën.

Shefi i Qeverisë serbe ka shtuar se”çështja e pronës së Telekomit ka një dimension plotësues, nëse pala e Prishtinës merr atë që dëshiron , kjo mund të jetë precedent i rrezikishëm”, raportojnë mediat serbe.

” Nuk janë në pyetje 19 ndërtesa që i kemi ndërtuar në Kosovë e Metohi,  që janë asete të Telekomit, s`ka problem do t`i ndërtojmë edhe 190… Por, më falni, nëse kjo është një gjë e cila më pas mund të merret si presedent dhe të përdoret si diçka që bazohet në nxjerrjen e rregullave  në të gjitha fushat e tjera, atëherë prona automatikisht i takon atyre, atëherë ne menjëherë mund t`i themi lamtumirë Trepçës, Gazivodës, Valaçit dhe çdo gjëje tjetër që ka rëndësi të madhe për popullin tonë” theksoi ai.

Ai tha se bisedimet rreth kësaj çështjeje nuk kanë përfunduar ende “Ne do të kemi më shumë kontakte dhe të bisedojmë , do të përpiqemi të shohim nëse kemi diçka për të rregulluar atë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat