Hashim Thaçi shpallet Doctor Honoris Causa në Universitetin e Tetovës

Aktuale

Hashim Thaçi shpallet Doctor Honoris Causa në Universitetin e Tetovës

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 17:00
Hashim Thaçi

Universiteti i Tetovës në një akademi solemne që do të mbahet në amfiteatrin e universitetit, të premten e ardhshme, 14 tetor, do të organozjë ceremoninë e nderimit me çmimin ''Doctor Honoris Causa'' për kryetarin e republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njofton media.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë universiteti derisa nëpër qytetin e Tetovës tashmë është bërë shpërndarja e bilbordeve ku paralajmërohet ardhja e presidentit Thaçi në Tetovë në pjesëmarjen e nderimit me çmimin Honoris Causa. Përkujtojmë se titullin e nderit nga po ky Universitet në maj të këtij viti e fitoi Adem Demaçi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat