Mundësia e fundit për shpëtimin e Trepçës nga likuidimi

Aktuale

Mundësia e fundit për shpëtimin e Trepçës nga likuidimi

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 6 tetor 2016 Në ora: 17:17
Trepça

Kryetari i Komisionit për Tregti Industri dhe Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Trepça tashmë është bërë me zot, ndërsa  qeveria serbe duhet të paguaj për demet dhe abuzimet me Trepçën.


“Qeveria Serbe nëpërmjet eksponentëve të saj filloi menjëherë reagimin propagandistik lidhur me Ligjin për Trepçën. Po mundohet të shesë mjegull mbi gjoja hisen e saj në pronësi. Të vetmin argument që ata e përdorin është një fond fantom që e kishte krijuar regjimi i Millosevic –it si një formë e okupimit të Trepçës.

Ky Ligj si shumë të tjera janë shpallë diskriminuese , janë anuluar nga administrata e OKB dhe kuptohet edhe nga organet sovrane të Kosovës. Gjithçka që është investuar në Trepçë janë resurse dhe pronë e Kosovës. Kërkesat e arsyeshme të kreditorëve adresohen me Ligje të Kosovës”, ka thënë Mustafa.


Sipas tij, e vërteta është se Serbia duhet të paguaj për dëmet që ka bërë gjatë okupimit të Trepçës në vitet 90’ , kur i ka përdorë e keqpërdorë asetet e saj por nuk ka paguar obligimet e Trepçës për kredi , ndaj Qeverisë serbe do ti dërgohet faturë jo e vogël për këtë.


“Prandaj kjo që deklaroi Drecun ose Gjuriq është shitje e mjegullës dhe një blof . Serbia ka obligime e borxhe për Trepçën dhe “0 “ pronësi. Ligji trajton me përgjegjësi dhe në barazi të plotë edhe mijnjerat e flotacionet që gjendën në pjesët e Kosovës ku janë qytetarët tanë të komunitetit serb, pa privilegje por në mënyrë korrekte.

Ata do të dëgjohen dhe konsiderohen me kujdes edhe lidhur me propozimet dhe kërkesat e tyre të arsyeshme. Pra trajtimi i Trepçës në Kuvend dhe me këtë Ligj është në rrugë të mirë dhe perspektive reale. Kjo edhe mund te pengojë vetëm eksponentë rigjid të qarqeve përreth Qeverisë Serbe”, ka thënë Mustafa. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat