Konferenca misterioze e Thaçit me gazetarë

Aktuale

Konferenca misterioze e Thaçit me gazetarë

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 19:09
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë të premten një konferencë me gazetarë.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun i Presidencës, nëpërmjet një njoftimi.

Megjithatë, në njoftim nuk jepet arsyeja e kësaj konference të thirrur nga i pari i shtetit.

Konferenca misterioze është paraparë të mbahet në orën 11:30, në Kabinetin e Presidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat