Shtyhet për javën e ardhshme konferenca 'misterioze' e Presidentit

Aktuale

Shtyhet për javën e ardhshme konferenca 'misterioze' e Presidentit

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 10:14
Hashim Thaçi

Zyra e Presidentit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar mbrëmë se Presidenti Thaçi do të mbajë konferencë për medie, ditën e premte, në orën 11:30, duke mos treguar temën që do të flas.

Por, pak orë para zhvillimit të konferencës, të njejtit kanë njoftuar për shtyrjen e saj, për javën e ardhshme.

"Ju njoftojmë se konferenca e Presidentit Thaçi, e paralajmëruar për sot, në orën 11:30 nga Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Presidencës, është shtyrë për javën e ardhshme", njofton Presidenca./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat