Presidenti kritikon BE’në në Vjenë, thotë se shtetasit e Kosovës po mbahen padrejtësisht të izoluar

Aktuale

Presidenti kritikon BE’në në Vjenë, thotë se shtetasit e Kosovës po mbahen padrejtësisht të izoluar

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 15:01
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Kongresin Panevropian në Vjenë në panelin me president të rajonit ka folur për procesin e integrimeve evropiane të rajonit dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thënë se është e papranueshme që një shtet që 95% e kërkojnë anëtarësimin në BE, të mbetet edhe më tutje shteti më i izoluar në Evropë.

"Kosova edhe më tutje kërkon liberalizimin e vizave, shumë vjet pasi fqinjët tanë tashmë e gëzojnë këtë privilegj", ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se është shumë e vështirë t'i shpjegohet qytetarëve të Kosovës për Bashkimin Evropian dhe kur ata mund ta vizitojnë lirshëm atë.

"Si rezultat i këtij trajtimi të padrejtë, kosovarët vazhdojnë të mbeten njerëzit më të izoluar në Ballkan", ka thënë Thaçi.

Thaçi: Pa integrimin e Ballkanit, Europa nuk është e plotë

Vjenë, 8 tetor - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Kongresin Panevropian në Vjënë në panelin me president të rajonit ka folur për procesin e integrimeve evropiane të rajonit.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se ideja e Evropës së bashkuar është duke u ballafaquar me sfida të brendshme dhe të jashtme. 

Sipas tij, pa integrimin e shteteve të Ballkanit, ideja e Bashkimi Evropian nuk do të jetë e kompletuar.

"Këto diskutime janë një burim frymëzimi për përpjekjet tona, ëndrrat dhe përkushtimin për të qenë plotësisht pjesë e të ardhmës  Evropiane.  Jo vetëm gjeografikisht, por duke ndarë vlerat që përcaktojnë kontinentin tonë", ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë politikat e zgjerimit kanë qenë ndër hapat më të suksesshëm të Bashkimit Evropian. Sipas Thaçit, pollitika të tilla kanë transformuar shoqëritë dhe shtetet, i ka bërë ato të lira, më demokratike, më prosperuese dhe më paqësore.

"Janë pikërisht këto elemente që ushqejnë përkushtimin tonë për një sërë reformash të thella dhe më të gjëra në të gjitha aspektet e qeverisjes. Kjo është arsyeja pse ne ndonjëherë i shtyjmë proceset që janë të vështirë apo që jo domosdoshmërisht gëzojnë mbështetjen e popullit, por që janë në interesin më të mirë të qytetarëve, dhe kontribut për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në BE", ka thënë ai.

Thaci para shumë personaliteteve, diplomatëve ka thënë se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të ardhmen në BE.

Tha është duke marrë pjesë në Kongresin Panevropian, i cili këtë vit shënon 100 vjetorin e themelimit të tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat