Thaçi në Vjenë: Kosova vendi më i izoluar në Evropë

Aktuale

Thaçi në Vjenë: Kosova vendi më i izoluar në Evropë

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 19:25
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë pjesë në Kongresin e Lëvizjes Panevropiane, i cili ka mbledhur presidentët e vendeve të rajonit në Vjenë.

Thaçi para diplomatëve dhe përfaqësuesve shtetëror, është shprehur se është e papranueshme që një shtet që 95 për qind e kërkojnë anëtarësimin  në BE, të mbetet edhe më tutje vendi i më i izoluar në Evropë.

Ai ka thënë se Kosova edhe më tutje kërkon liberalizmin e vizave, shumë vjet pasi fqinjët tanë tashmë e gëzojnë këtë privilegj.

 Thaçi si panalist  për perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor në këtë kongres, foli edhe për procesin e integrimit evropian të rajonit. Sipas tij ideja e Evropës së bashkuar është duke u ballafaquar me sfida të brendshme dhe të jashtme. Ndërsa pa integrimin e shteteve të Ballkanit, ideja e Bashkimit Evropian nuk do të jetë e kompletuar.

Thaçi: Është e rëndësishme që BE'ja të fokusohet në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës qëndroi në Vjenë, me ç’rast ka mbajtur fjalim në Kongresin e Lëvizjen Panevropiane aty. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi, ka treguar që këtu ka folur për rëndësinë e anëtarësimin të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ky është postimi i plotë:

“Sot u ftova të mbaj fjalim në Kongresin e Lëvizjes Panevropiane në Vjenë. Poashtu isha edhe në një panel me presidentët e rajonit, ku kam folur për perspektivën tonë europiane. Kontinenti i Evropës nuk është i kompletuar dhe nuk mund ta realizojë potencialin e saj në aspektin e sigurisë, në mirëqenie dhe në vlera, nëse Ballkani Perëndimor mbetet jashtë saj. Anëtarësimi në BE ka mbështetjen e 95 për qind të popullit të Kosovës. Prandaj, është e rëndësishme që BE-ja të mbetet e fokusuar në këtë pjesë të kontinentit dhe të sigurojë zgjerimin e mëtutjeshëm. Kujtova edhe mikun e vjetër të Kosovës, Otto Von Habsburg e ndjerë, lider i Lëvizjes Paneuropiane për shumë vjet, i cili ka bërë çmos që zëri i Kosovës në Europë të dëgjohet edhe në kohërat e vështira” ka shkruar Thaçi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat