Pritet të rikthehet në Kuvend pa ndryshime Projektligji për Demarkacionin

Aktuale

Pritet të rikthehet në Kuvend pa ndryshime Projektligji për Demarkacionin

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 9 tetor 2016 Në ora: 12:05
ilustrim

Haxhimehmeti: ” Duke qenë koshient për përplasjet dhe dritëhijet gjatë tërë orvatjes mbi njëvjeçare për ratifikim të demarkacionit, tani palët janë në një “armëpushim” që do prishet me riprocedimin e ligjit për demarkacionin në Kuvend.”

Sipas disa burimeve brenda koalicionit qeverisës, Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi do të rikthehet së shpejti në Kuvendin e Kosovës për ratifikim. Ndryshe, ky projektligj ishte tërhequr nga rendi i ditës në seancën e 1 shtatorit të këtij viti për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të Listës Serbe dhe mungesës së votave të mjaftueshme. Ratifikimi i këtij projekt ligji sipas burimit në fjalë, do të ndodhë, pavarësisht se brenda koalicionit janë disa zëra kundër ratifikimit. Votat do të jenë të mjaftueshme edhe nëse opozita do ta bojkotoj këtë seancë, apo do të përpiqet që në format e saja ta bllokoj një gjë të tillë. “Koalicioni qeverisës do t’i ketë votat e mjaftueshme për të ratifikuar ligjin për Demarkacionin me Malin e Zi, Madje, koalicioni është i vendosur që edhe në rast të pengesës eventuale nga ana e opozitës, të ratifikoj atë, po atë ditë.”

Rikthimi i këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës do të ndodhë pikërisht për mos humbjen e kohës për liberalizimin e vizave. Nëse Kosova nuk merr liberalizimin e vizave këtë vit apo deri në shkurt të vitit të ardhshëm, ky proces do  të shtyhet për hiq më pak se për dy vite. Çdo shtyrje eventuale e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është gjithnjë e më shumë një mundësi për rritjen e dhunës dhe krimit në vend thotë burimi në fjalë: “Mos liberalizimi i vizave për qytetarët tanë, do të thotë se në vend do të rritet dhuna, rrjedhimisht krimi. Çdo situatë e tillë do të jetë një pengesë për procesin e ardhëm në drejtim të liberalizimit, rrjedhimisht integrimit në BE. Andaj koalicioni është i vendosur që të mos e prolongoj, më mirë të them të mos lejoj prolongimin e mëtutjeshëm të demarkacionit nga ana e opozitës. Ne nuk jemi të interesuar që në rast të humbjes së mundësisë të shfajësohemi para qytetarëve se opozita është ajo që ju la pa viza, pra pa lëvizjen e lirë, por ne më shumë jemi të interesua që të ju themi se ne ju kemi mundësuar lëvizjen e lirë, edhe pse këtu nuk ka vend për të marr merita, sepse është punë që është dashur të arrihet kohë më parë, thjesht qytetari jonë duhet të jetë i lirë në lëvizje drejt BE-së”, është shprehur burimi brenda koalicionit qeverisës, i cii deshi të jetë anonim.

Në pyetjen e gazetës “Bota Sot” se rikthimi i këtij projektligji së shpejti në Kuvendi e Kosovës për ratifikim pa ndonjë ndryshim, kur dihet se opozita deri më tani si ka reaguar lidhur me demarkacionin, a do të ketë dhunë serish në Kuvendin e Kosovës dhe në përgjithësi në Kosovë, është përgjigjur njohësi i rrethanave politike në vend z.Ismail Tasholli, i cili është shprehur se mund të ketë pakënaqësi në taborin opozitarë, mirëpo ratifikimi i demarkacionit vërtet duhet të ketë ndodhur kohë më parë: “Tabori opozitarë në një situatë të tillë e cila nuk është larg mëndësh se mund të ndodh ashtu, mund të jetë i pakënaqur. Ndërsa reagimet e tyre lidhur me këtë çështje i kemi parë të gjithë, duke shfaqur në të shumtën e rasteve dhunë, madje edhe në tempullin e shprehjes së fjalës së lirë, duke e pamundësuar atë me anë të gazit, filikaqave apo edhe trupave të tyre. Kjo situatë për mua çdo herë a qenë e pakuptimtë. Pakënaqësia e opozitës mund të jetë, mirëpo ajo duhet kanalizuar në atë formë, që ajo të mos jetë jodemokratike. Ndërsa koalicioni qeverisës do të jetë ai që do e mbajë barrën e demarkacionit. Kurse demarkacioni sipas mendimit tim duhej të ketë ndodhur kohë më parë, sepse kjo temë më duket që ka harxhuar energji së tepërmi, e cili ishte dashur të harxhohej në kryerjen e punëve të tjera”, ka përfunduar ai.

Ndërsa politologu z.Gjenis Haxhimehmeti lidhur me këtë çështje është shprehur se pavarësisht ‘armëpushimit’ aktual ndërmjet pozitës dhe opozitës, me ridërgimin e  ligjit për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë, do të fillojnë ‘luftën’: “Duke qenë koshient për përplasjet dhe dritëhijet gjatë tërë orvatjes mbi njëvjeçare për ratifikim të demarkacionit, tani palët janë në një “armëpushim” që do prishet me riprocedimin e ligjit për demarkacionin në Kuvend. Qeveria ka marrë përsipër ratifikimin e ligjit sipas versionit aktual dhe është e pritshme që nuk do ndalë orvatjet për sigurimin e votave për ratifikimin e tij. Madje edhe në rast të votimit kundërt, do gjendet forma që të rikthehet edhe njëherë në Kuvend ashtu siç kishte ndodhur më parë me ligjin për Dhomat e Specializuara të njohur si Gjykata Speciale.

Për ta ndalë këtë proces opozita do mundohet të jetë e gatshme në çdo moment pasi që qeverisë i duhet vetëm një moment shpërqendrimi i opozitës dhe me mekanizmat e ndryshëm që kanë hyrë në përdorim edhe në të kaluarën në situata të ngjashme, të arrijë sigurimin e votave të nevojshme për kalimin e ligjit, e pastaj vazhdimi i kundërshtimit të opozitës nuk do ketë relevancë. Andaj opozita vazhdon ta quaj “demarkacionin me Malin e Zi” si “të vdekur” në mënyrë që ta rruajë të fuqishme këtë frymë kundërshtuese përkundër që janë koshient që rreziku për kalimin e demarkacionit edhe më tutje është evident.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat